Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Papunësia arrin në 25 për qind: Kush punon me shumë, burrat apo gratë në Kosovë

Përqindja e të papunëve në Kosovë në tre mujorin e parë të vitit 2020 është 25%. Kjo sipas rezultateve nga anketa e fundit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Sipas kësaj ankete papunësia në Kosovë ka shënuar rënie nëse e krahasojmë me tremujorin e parë të vitit 2019. Kjo sepse përqindja e papunësisë në tre mujorin e parë të vitit 2019 ishte 25.7%.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e anketës së fuqisë punëtore për tremujorin e parë të këtij viti, ku theksohet se pandemia nuk ka ndikuar gjatë këtyre muajve pasi ishte vetëm fillimi, ndërsa, ndikim më të theksuar pritet të ketë në tremujorin e dytë të këtij viti.

ASK thotë se për shkak të pandemisë COVID-19, që kishte përfshirë edhe Republikën e Kosovës (mesi i muajit mars 2020), Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për TM1 2020 nuk janë publikuar sipas datës së planifikuar, pasi ASK-ja nuk ka munduar që të vazhdojë grumbullimin e të dhënave në terren nga 16 marsi 2020, ndërsa pas lehtësimit të disa masave nga ana e Qeverisë, nga data 22 qershor 2020 ka rifilluar grumbullimi i të dhënave në terren për t’i kompletuar të dhënat për tremujorin e parë dhe ka vazhduar deri më datën 05 korrik 2020.

“Ndikimi i Pandemisë COVID-19 në të dhënat e tregut të punës pritet të jetë i theksuar në TM2 2020, derisa për TM1 2020 një pjesë e bizneseve nuk i kishin mbyllur aktivitetet (fillimi i Pandemisë) dhe ndikimi në të dhënat e tremujorit të parë ishte shumë i vogël. Pasi anketa është sipas rotacionit të mostrës (përsëritshme) me panele, të dhënat më reprezentative do të jenë të disponueshme në raportin përfundimtar për vitin 2020. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 38.8%. Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e parë (TM1) 2020 është 29.1%”, thuhet në njoftim.

“Sipas tremujorit të parë të AFP-së 2020 në Kosovë ka pasur 117,997 persona të moshës 15- 64 vjeç, që ishin të papunë, 80,248 nga të cilët ishin meshkuj dhe 37,749 femra .Shkalla e papunësisë ishte 25.0 %, më e lartë ishte tek femrat me 30.6% se sa te meshkuj, 23.0 %. Krahasuar me tremujorin paraprak të AFP-së (TM4-2019) në Kosovë, kemi rënie të shkallës së papunësisë me 0.9%, ku kemi rritje te meshkujt me 1.0%, përderisa te femrat kemi rënie me 6.0%. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM1-2019) të AFP-së në Kosovë, kemi rënie të shkallës së papunësisë me 1.9%, ku kemi rënie te meshkujt me 2.4% përderisa te femrat kemi rënie të shkallës së papunësisë me 1.0%”, thuhet në rezultatet e anketës së ASK-së.

 Vazhdon dallimi mes burrave dhe grave të punësuara në Kosovë – Vetëm një në pesë gra në Kosovë të cilat janë në moshë te punës janë të punësuar. Pra vetëm 20.3 për qind e tyre kanë hyrë në tregun e punës. Krahasuar me rreth tri të pestat apo 57.1 për qind e meshkujve në moshë të punës janë të punësuar.

Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës përmes rezultateve të Anketës së Fuqisë Punëtore(AFP), për tremujorin e parë 2020. “Shkalla e punësimit në mesin e femrave në moshë pune është vetëm 14.1 %, krahasuar me 44.0 % për meshkujt. Kjo shkallë shumë e ulët e papunësisë te femrat rrjedh nga kombinimi i pjesëmarrjes shumë të ulët në fuqinë punëtore dhe papunësisë së lartë.”, thuhet në këto rezultate.

Përderisa sipas këtyre të dhënave gratë ishin të punësuara kryesisht në sektorët e arsimit, të tregtisë dhe të shëndetësisë (55.5 % e femrave të punësuara). Meshkujt ishin kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit (duke punësuar 43.2 % të meshkujve të punësuar)

“Sa i përket të të punësuarve me kontrata, del se 39.5% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 60.5% kanë kontratë të përkohshme. Sipas rezultateve të AFP-së, në TM1 2020, shkalla e papunësisë është 25.0%. Papunësia më e theksuar është te femrat me 30.6%, krahasuar me meshkujt, 23.0%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 46.4%. Sipas rezultateve të AFP-së, në TM1 2020, fuqia joaktive është mjaft e lartë me 61.2%, me fokus të veçantë te femrat me 79.7 %, krahasuar me meshkujt, 42.9%”, thuhet në njoftim./Monitor

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *