At Nikolla Xhufka, ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Të Pathënat” në Fax News, ku ka folur lidhur me ligjin e miratuar së fundmi në SHBA për ndalimin e abortit të fëmijëve.
Xhufka u shpreh se kisha ishte kundër abortit të fëmijëve, duke shtuar se nëna kishte detyrimin ta lindte fëmijën dhe më pas nëse nuk dëshironte të kujdesej për të mund ta çonte në jetimore.
Sa i përket praktikave të ndjekura së fundmi nga Papa Françesku i cili ka folur për të drejtat e homoseksualëve, At Nikolla u shpreh se Kisha ortodokse nuk përshtatej me kohën dhe se qëndronte “strikte” në ndjekjen e rregullave të Zotit.
“Kisha nuk përshtatet me kohën. Papa që flet duke mbështetur homoseksualët” është katolik. Ne që jemi ortodoksë, nuk përshtatemi me kohën. Në litrgjitë tona, në veshjen tonë, në arkitekturën e kishës, ne nuk përshtatemi me kohën. Ne respektojmë në mënyrë strikte rregullat e Zotit. Këshilla e parë është kujdesi, nuk mund të ngjiten të gjitha shkallët menjëherë. Nëse do të kryesh marrëdhënie seksuale, mbrohu dhe më pas nuk ke pse bërtet për abortin. Në momentin që mbetet dikush shtatzanë, nuk është faji i fëmijës. Si nënë e ka detyrën ta lindë, më pas edhe mund ta dërgojë në jetimore. Ne kemi edhe kafshë shtëpiake dhe shohim se edhe macja e mbron këlyshin e vetë, jo më njeriu.
Këto janë teka, ti kënaq epshet e tua dhe në fund sheh se ke mbetur shtatzënë dhe thua po shkoj ta heq”– u shpreh At Nikolla.