Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


KulturëTe FunditTe Gjitha

Papa Françesku emëron tre Ipeshvijtë e rinj, mes tyre Dom Gjergj Meta

Papa Françesku ka emeruar sot tre Ipeshkvijtë e rinj në tre Dioqezat më të rëndësishme në Shqipëri, të Sapës, Rrëshenit dhe atë Apostolike të Jugut. Dy prej tyre janë shqiptarë ndërsa i treti është i huaj.

Për dioqezën e Sapës, Papa emëroi Ipeshkëv, administratorin aktual dioqezan, dom Simon Kulli; për dioqezën e Rrëshenit, Papa emëroi Ipeshkëv dom Gjergj Metën, vikarin aktual të përgjithshëm të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit; për administraturën Apostolike të Jugut, u emërua ipeshkëv rregulltari barnabit, misionar në Milot, atë Giovanni Peragine. Ndryshimet u bënë pasi ipeshkevët aktualë kanë mbushur moshën e pensionit.

Pas viteve ’90 vë vendin tonë, pjesa më e madhe e misionarëve ishin të huaj mirëpo Kisha Katolike duket se ka kaluar në një tjetër stad.

“Që nga rënia e regjimit komunist e deri më sot, ringjallja e besimit dhe përforcimi i strukturave kishtare është realizuar duke u mbështetur në dy këmbë, duke marrë frymë me dy mushkëri, duke ecur me meshtarët e rregulltarët misionarë nga njëra anë, e me thirrjet vendase, nga ana tjetër; thirrje qe kane mbijetuar persekutimin e diktaturës e thirrje të reja, që tashmë janë bërë meshtarë të gatshëm për të marrë në duart e tyre fatet e Kishës në Shqipëri”, shkruan Radio Vatikani në faqen zyrtare. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.