Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Vdisni ju, vrisni veten”, Pano Soko përplaset me Besart Kadinë për mbylljen e shkollave dhe ngre alarmin: Po paralajmërohet mbyllja e dytë

Eksperti i ekonomisë Pano Soko është përplasur me zëvendës ministrin Besart Kadia për vendimin e qeverisë që mësimi në shkolla të vijojë pjesërisht online që nga 1 Dhjetori. Në emisionin “Open”, Soko tha se është vendim populist dhe u bë pasi nuk ka mësues sepse janë infektuar nga Covidi.

Soko ngriti shqetësimin e një mbyllje të madhe pasi e cilëson qeverinë të papërgjegjshme që la bizneset në harresë duke i thënë: “Vdisni, vrisni veten”.

Pjesë nga debati

Soko: Deklarata e Ramës kur tha se shkollat nuk janë vatër infeksioni dhe më pas vendimi për mbyllje të pjesshme është një deklaratë që ka konfuzuar shumë qytetarët. Unë mendoj se kjo është shumë populiste, dhe mendoj se është marrë ky vendim ndikuar tek kërkesa e shumicës së opinionit publik. Një vendim i marrë në bazë të sondazheve.

Është qasje elektorale. Me frymë populiste të momentit. Kjo mund të jetë dhe një masë pararendëse për një mbyllje të përgjithshme. Vendimi është marrë për shkak të mësuesve të munguar pasi janë infektuar. Është një situatë këtu që gjithçka po paketohet për politikë. Janë infektuar mësuesit, dhe këtu s’ka asgjë për turp.

Ose mund të jetë edhe për të paralajmëruar një mbyllje të dytë. Kjo mund të jetë dallëndyshja që na tregon se do mbyllemi sërish. Po qe kjo e dyta, atëherë duhet të ndalemi sepse kjo ka pasoja.

Kadia: Po ky tha që është marrë nga facebook-u, tani thotë nga mësuesit. Çfarë thotë ky?

Soko: Po çfarë thua more, kë gënjeni ju me idenë e shtimit të virozave respiratore. Pse tani dolën virozat, po na tregoni virozat ju që merrni vendime sot për nesër. Këtë vit në MSH janë vënë në dispozicion 25 mln euro, për paketa ndihme kemi vënë 110 mln euro. Kaq i kemi dhënë shëndetësisë, nëse i del apo jo se di, por nuk më rezulton se i del.

Nga 500 mln euro që na kanë dhënë miqtë tanë, financime, 50 mln euro na dhanë që në prill ndërsa tani kemi marrë 100 mln euro. Kemi marrë 500 mln dhe kemi harxhuar 135 mln euro. Prandaj kam frikë për mbyllje totale unë. Se kemi qeveri të papërgjegjshme. Bizneset janë lënë në harresë. Nuk i vajti njëherë me paketë ndihme. I dha një paketë punonjësve dhe bizneseve iu tha: Vdisni ju, vrisni veten. Se ku apo si do i paguajnë qiratë…

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *