Një automjet i llojit Ford Fokus ka marrë flakë në ecje në qytetin e Vlorës.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në bulevardin Ismail Qemali në Vlorë, pranë teatrit Petro Marko.
Pjesa më e madhe e automjetit është shkrumbuar, por fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë nga makina.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe forcat zjarrëfikëse.
(R.G/Faxweb.al)