Një person me probleme të shëndetit mendor ka terrorizuar për disa minuta fqinjët e tij, duke ushtruar dhunë ndaj tyre. Ngjarja është regjistruar në fshatin Shushicë të Elbasanit rreth orës 15:00.
Bëhet me dije se një 40-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj disa personave dhe fqinjëve pas një konflikti banal, ndërkohë që policia ka ndërhyre për të shuar konfliktin.
Situata për pak sa nuk ka dalë jashtë kontrollit pasi ky person personi ka kërcënuar se do qëllonte me armë ndaj tyre.
Ndërkohë është njoftuar policia për incidentin e dhunshëm dhe është bërë shoqërimi i tij për në spitalin psikiatrik të Elbasanit.