Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Pandemia nuk është menaxhuar siç duhet”, Denata Toçe për atmosferën politike: Vitet kanë kaluar por …

Psikologja Denata Toçe njoftoi disa ditë më parë se do të përfshihet në politikë. Ka qenë vetë psikologja që ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ka pranuar kandidaturën si deputetete e Partisë Bindja Demokratike në qytetin e Korçës.

Toçe ka folur sot në një lidhje skype për Fax News, ku është shprehur se pandemia po kthehet ne një problem tepër të madh, duke theksuar se mund të ishte përballuar shumë herë më mirë. Ajo shton se zhvillimi i vendit nuk ka shkuar si duhet.

E pyetur nga gazetarja e Fax News për klimën politike të krijuar në Shqipëri Denata Toçe ka thënë se problemi qëndron se ende nuk është dëgjuar që politikanët shqiptarë të flasin me një gjuhë emancipimi.

“Atmosfera që është krijuar tregon haptazi që ne kemi bërë shumë pak hapa përpara, përkundrazi nuk jemi futur akoma në një atmosferë komode ku të dëgjojmë politikanët të flasin me një gjuhë emancipimi, me një gjuhë civilizimi,” tha Toce.

Ndër të tjera ajo folur edhe për shembullin që japin politikanët tek të rinjtë duke i qëndruar mendimit se gjuha dhe komunikimi i përdorur është shumë agresiv.

“Për aq kohë sa shohim se të tre kahet politike kanë filluar të cënohen dhe të sulmojnë njeri-tjetrin edhe haptazi kjo do të thotë që vitet kanë kaluar por duket sikur asgjë ska ndryshuar.”, ka thënë Toçe.

Kandidatja për deputete në Korçë nuk e justifikon gjuhën e Kryeministrit  duke e ritheksuar se ky është shembulli më i gabuar që mund të jepet për të rinjtë që duan ti bashkohen kësaj “turme” politike, siç e ka quajtur ajo gjatë komunikimit në Skype.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.