AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Pandemia dhe Siguria Kombëtare, Meta “zbulon” axhendën e diskutimit, ja meraku i Presidentit

Presidenti Ilir Meta ka  thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ditën e nesërme dhe  ka folur për disa skenarë ndërkombëtarë dhe kombëtarë.

Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi, në emisionin “Përballë”, Meta tha se tani është momenti për të diskutuar edhe një herë, jo vetëm për masat e marra deri tani, por edhe për një plan afatgjatë.

I pyetur  nëse kjo mbledhje do të jetë virtuale apo do të jetë këtu në selinë e Presidentit të Republikës

Meta tha se do të ketë në konsideratë situatën e veçantë dhe respektimin edhe të distancave sociale për këtë rast.

Meta foli edhe me detaje për këtë mbledhje të rëndësisë së veçantë duke treguar edhe se për cfarë do të flitet më shumë.

Meta:”Bashkëpunimi ka qenë i vazhdueshëm për përballimin e kësaj sfide të re dhe tërësisht të pazakontë. Tani është momenti për të diskutuar edhe një herë, jo vetëm për masat e marra deri tani, por edhe rreth parashikimit mbase për një plan më afatgjatë, në varësi me skenarët e zhvillimit të kësaj pandemie në nivel kombëtar por edhe ndërkombëtar.

Njëkohësisht do përqëndrohemi edhe tek skenarët e ndikimit në ekonomi, në jetën sociale, në mënyrë që në çdo aspekt të jemi sa më të mbrojtur dhe të dalim nga kjo situatë e jashtëzakonshme me sa më pak pasoja, si për sa i takon shëndetit të qytetarëve tanë, por edhe ekonomisë tonë kombëtare dhe familjare”.

 

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *