Ka ndërruar jetë profesori dhe mjeku i njohur i Ortopedisë, Panajot Boga. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije miq të mjekut, ndërkohë që i kanë shprehur edhe ngushëllime për këtë humbje të madhe në mjeksinë shqiptare.
Boga ka qenë drejtues i shërbimit të Ortopedisë në Shqipëri për shumë vite, ndërkohë që edhe shërbimi ortopedik në Spitalin Ushtarak mban emrin e tij.
Ish-Ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu në një shkrim në rrjetet sociale, shpreh ngushëllimet për profesorin e Ortopedisë, ndërkohë që rreshton edhe meritat e tij në mjeksi në vendin tonë.
“Lamtumire Prof. Dr. Panajot Boga! Sot eshte nje dite zi per mjekesine e vecanerisht per ortopedine shqiptare, qe humbi mjekun e talentuar e novator, profesorin tone, organizatorin energjik e te kudo gjendur, drejtuesin jete gjate te sherbimit te ortopedise, aplikuesin e guximshem e vizionar te shkences e progresives ne ate fushe kaq te gjere te mjekesise.
Ngushellimet me te sinqerta familjes se tij, kolegeve, bashkepuntoreve te rinj e te dikurshem, miqve, te gjitheve, per kete humbje te madhe.”- shkruan Shehu.