Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

PAMJE TË RÈNDA/ Skándali në Gjirokastër, qentë dhe macet hèlmohen dhe braktisen në rrugë. Kamerat fiksojnë punonjësin e Bashkisë

Disa pamje të rènda tregojnë hèlmimin masiv që i është bërë disa qenve dhe maceve në pazarin e Gjirokastrës. Qytetarët dhe pronarët e tregtimit në këtë zonë kanë reaguar menjëherë duke ngritur shqetësimin për këtë skándal pasi kafshët e hèlmuara janë lënë në rrugë.

Mbetet e paqartë se kush i ka hèlmuar kafshët pasi një pjesë ishin marrë nën kujdestarinë e ambientalistëve, pronarëve të bizneseve që operojnë në pazar, por edhe turistëve.

Në pamjet e siguruara nga Fax News, personi me uniformën e Bashkisë së Gjirokastrës, i cili nuk është identifikuar ende, nuk duket nëse ka shpërndarë apo jo helmin, ndaj nuk dihet nëse ka qenë ai që ka hèlmuar kafshët apo është gjendur rastësisht nga vendi i ngjarjes.

Burime për Fax News bëjnë me dije se personi përkon në vendngjarje në orën kur janë hèlmuar dhjetëra kafshët që më pas janë braktisur në rrugë. Për ngjarjen trònditëse ka reaguar Bashkia e Gjirokastrës duke mohuar se ka gisht në këtë ngjarje dhe thekson se janë dashakeqësi për të dëmtuar vendin ose perspektivën zhvillimore.

“NUK ËSHTË E VËRTETË që ne vrasim kafshët ! PAMJET NUK TREGOJNË ASGJË! NE KEMI PËRKUSHTIM për mbrojtjen e kafshëve, respektojmë dhe mbështesim projektet dhe konventat europiane për mbrojtjen e tyre.

KUSHDO QË KONSTATON abuzim me kafshët t’i denoncojë në Polici e Prokurori. Pamjet e publikuara në mos janë dashakeqësi për të dëmtuar Gjirokastrën, janë të nxituara dhe që sërish bëjnë dëm në perspektivën tonë zhvillimore”, shkruan Bashkia Gjirokastër në Facebook.

(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *