Pamjet e dhomës ku mbylli sytë legjenda e futbollit Diego Armando Maradona janë bërë publike. Mediat e huaja kanë publikuar dhomën në katin e parë të banesës që më parë ishte sallë lojërash, ku u vendos Maradona pasi doli nga spitali nga ndërhyrja në kokë.
Ai e kishte të vështirë të ngjiste shkallët, ndaj familja vendosi t’ia lehtësonte dhimbjet duke e lënë në katin e parë. U tha se Maradona ndërroi jetë në moshën 60-vjecare pas një sulmi në zemër, por ka dyshime për vonesën e mbërritjes së ambulancës dhe neglizhencën e mjekut të tij personal, për pronat e të cilit kanë nisur hetimet.
Avokati i ish-futbollistit Matias Moria deklaroi se ai do të kërkojë një investigim të plotë mbi rrethanat e vdekjes së Maradonës, dhe kritikoi shërbimin e urgjencës që sipas tij ka qenë i avashtë në asistimin e pacientit.
Avokati deklaroi se kaluan më tepër se 30 minuta para se ambulanca të mbërrinte dhe sipas tij, kjo ishte një idiotësi kriminale.
(A.M/Faxweb.al)