Fax News ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë, që tregojnë momentin e aksidentit të frikshëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, ku një person humbi jetën dhe 6 të tjerë mbetën të plagosur.
Siç shihet dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, përplasja mes dy mjeteve që ecinin në krahe të kundërta të rrugës ka qenë shumë e fortë, dhe rezultoi fatale për pasagjerin në mjetin tip volsvagen, 35-vjeçarin Klevis Deda.
Shkak i aksidentit dyshohet që të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilin udhëtonte mjeti tip volsvagen, i cili ka hyrë në korsinë e minibusit, që po kthehej nga Korça, dhe është shkatërruar plotësisht.
Drejtuesja e mjetit Volsvagen ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital, ndërkohë që lëndime më të lehta kanë marrë 5 persona që ndodheshin në mjetin minibus, që po kthehej nga Korça drejt Tiranës.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara mbrëmjen e djeshme në vendin e ngjarjes, mjetet kanë pësuar dëmtime shumë të mëdha, që kanë çuar dhe në humbjen e jetës së pasagjerit të mjetit volsvagen. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital , Deda që është babai i një vajze, nuk ka mundur dot që tiu mbijetonte plagëve të marra.
(E.K/Faxweb.al)