Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Po hante mëngjes në restorant, publikohen pamjet e èkzèkutimit të 47-vjeçarit shqiptar në Brazil

Janë publikuar pamjet e èkzèkutimit të Ilir Zelkas i cili u vrá në São Paulo të Brazilit teksa po konsumonte mëngjesin në një restorant. Ende nuk ka asnjë të árrestuar për ngjarjen dhe mbetet e paqartë pista ku po zhvillon hetimet policiá.

Ilir Zelka ishte në Brazil që prej 20 Nëntorit dhe qëndronte në një prej hoteleve më luksoze të zonës. Autoritetet braziliane theksojnë se shqiptari u qèlluá 4 herë me ármë zjárri në një nga lagjet më të pasura në qytet. Kamerat e kapën áutorin, por identifikimi do të jetë i vështirë pasi mbante kokore ngjyrë rozë. Disa orë pas ngjarjes u gjet i bráktisur motori që përdori për vrásjen.

Shënjestrá ishte e qartë pasi áutori nuk u fut brenda në restorant dhe nuk mbeti asnjë i plagosur rastësisht nga të shtënat me ármë. Zelka ndërroi jetë në spital si pasojë e plágëve të rënda që mori, ndërsa rezulton se ka qenë pronar i një biznesi në Ceki. Ai kishte hequr dorë si ortak që prej datës 9 Mars por kompania mban ende emrin e tij.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *