Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Pamjet e frikshme/ Udhëtonte me shpejtësi ‘skëterrë’, mjeti përplaset me kamionin, dy gra përfundojnë me urgjencë në spital

Kanë dalë pamjet e aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Gosë, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, mbetën të plagosura dy gra.

Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga Faxëeb.al përplasja mes dy mjeteve ka qenë shumë e fortë, ndërsa shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte mjeti opel, ku udhëtonin edhe dy gratë që mbetën të plagosura.

Njoftimi i Policise: 

Rreth orës 09:10, në Gosë, Kavajë, është përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin G. Xh., me mjetin me drejtues K. L. Si pasojë janë dëmtuar shtetaset me iniciale Z. Gj dhe E. K, pasagjere në mjetin me drejtues G. Xh, të cilat u dërguan në spital për kontroll mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(E.K/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.