Pamjet e shtëpisë ku u zhvillua orgjia homoseksuale me 25 meshkuj janë bërë publike. Festa që theu të gjitha rregullat e koronavirusit u zhvillua të premten, në të cilën mori pjesë edhe eurodeputeti Jozsef Szajer.
Szajer, 59-vjeç është i martuar dhe ka një fëmijë ndërsa është një anëtar themelues i partisë së djathtë që drejtohet nga kryeministri Viktor Orban.
Ai u përpoq të kërkonte imunitet diplomatik dhe iu dha një kujdes policor përpara se të hiqte dorë nga partia anti-LGBT e Orban pasi media në Bruksel raportoi se konservatori social kishte marrë pjesë në orgjinë 25-personëshe.
Në imazhet e shfaqura, duket një banesë e ndriçuar me disa dyshekë të shpërndarë dhe një tavolinë ku duket se qëndron një shishe lubrifikanti. Bëhet e ditur se banesa është në pronësi të studentit 29-vjeçar të doktoratës David Manzheley, i cili pretendon se nuk e njeh Szajer dhe se ai e bëri gati dhomën vetëm për 10 miq të tij.
Në këtë banesë u gjet deputeti hungarez Jozsef Szajer, ndërsa mësohet se nuk ka qenë i vetmi figurë politike pasi me të ishin dhe dy deputetë të tjerë, identiteti i të cilëve nuk është zbuluar ende. (A.M/Faxweb.al)