Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Pamjet e dhimbshme të shqiptarëve në kufi: Pa ngrënë dhe pa pirë, ky është krim (VIDEO)

Prej disa ditësh emigrantët shqiptarë janë përballur me një akt të paprecedentë të autoriteve shqiptare nëpër pikat doganore ku as nuk janë lejuar të kalojnë por as nuk u është ofruar ndonjë zgjidhje duke kaluar ditë e netë të tëra në pritje.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Fgazment Bardhi ka publikuar një video ku njëriprej tyre është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ai shkruan përkrah videos se janë lënë në mes të rrugës nga shteti të cilin e akuzon se ka vendosur standartet e Koresë së Veriut, teksa shton se nuk kanë pasur as ushqim dhe ujë.

Reagimi i plotë:

Situata e bashkëqytetarëve në kufirin tokësor midis Shqipërisë dhe Greqisë i ka kaluar limitet e trajtimit çnjerëzor. Pjesa dërrmuese e tyre janë punonjës sezonalë në shtetin grek, pa asnjë mundësi për të jetuar atje pa punë. Një vend anëtar i NATO-s dhe Këshillit të Europës, kandidat për anëtar në Bashkimin Europian, nuk mund të sillet kurrë me standardet e Koresë së Veriut ndaj qytetarëve të tij. Qytetarë të lënë në mes të rrugës, për ditë të tëra, pa ushqim, pa ujë dhe pa asnjë ndihmë, po rrezikojnë jetën, vetëm për shkak se Qeveria nuk ushtron përgjegjësinë e saj ligjore. Është e patolerueshme që Qeveria vijon me kokëfortësi injorimin e të drejtës së qytetarëve shqiptarë për të hyrë në atdheun e tyre. Ky është krim.👇

 
(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *