AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Pamjet “apokaliptike”, rrugët e Britanisë mbushen me të varur nga droga (Foto)

Kriza e drogërave  sintetike  po arrin nivele ‘epidemike’ në Britani, ndërkohë po  rritet presioni ndaj policisë për të pastruar rrugët e mbushura me  përdorues të varur.

Droga, e cila mund të blihet nga përdoruesit me më pak se 5 euro për qese po shkakton skena tronditëse në rrugët e Britanisë, pasi ato që shfaqen në drogë duken të “pushtuar”. Për shkak se është e lirë dhe shumë fiksuese, kjo lloj droge ka shkaktuar kaos brenda burgjeve dhe ka vendosur nën presion të madh shërbimet emergjente.

Një përfaqësues i Unison Richard Bentley nga Leeds i tha Mirror: ‘Po bëhet gjithnjë e më keq , duke arritur përmasa epidemike. Ata e përdorin atë si ikje nga realiteti.

Një qytet aktualisht i dëmtuar nga droga është Doncaster, qyteti jugor i Yorkshire. Pronarja e dyqanit Zara Elliott, 31 vjeç, tha për Mirror se zona është tmerruese.

Është e tmerrshme. E shoh  këtë situatë çdo ditë. Kishte një djalë që nxirrte shkumë nga goja, dhe duke folur gjëra të pakuptimta. Ne i shohim ata teksa rrëzohen në dysheme gjatë gjithë kohës dhe kjo gjë i largon  blerësit. Unë jetoj mbi një dyqan, kështu që unë nuk mund të shpëtoj “, tha ajo.

Ekspertët thonë se epidemia u përhap nga veriu në perëndim. Fotot trishtuese nga Mançester, Liverpool dhe Blackpool tregojnë përdoruesit e shpartalluar pa jetë në mes të rrugëve me të vjella në të gjithë rrobat e tyre.

Shifrat më të fundit treguan se 123 persona vdiqën në Uells dhe Angli në 2016 si përdorues. Muajin e fundit, gjashtë nxënës në një shkollë të mesme të Cambridgeshire u shtruan në spital, për konsumim të lëndëve narkotike.

(J.D/Faxweb.al)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.