AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Pamje të turpshme/ “Koronavirus, ptu të q…”, i riu nga Saranda vandalizon kinezin që jeton në Shqipëri (VIDEO)

Një video skandaloze është filmuar në qytetin e Sarandës.

Siç shihet dhe në video, një i ri që po udhëton me makinë has në rrugë një shtetas kinez që po ecën në trotuar.

Ai hap xhamin e makinës dhe i drejtohet qytetarit kinez me fjalët: “Koronavirus, ptu të q…”.

Ky mund të konsiderohet një gjest aspak i hijshëm dhe krejtësisht i pavend, pasi një qytetar i thjeshtë kinez nuk mund të trajtohet në një mënyrë të tillë, për diçka për të cilën nuk ka asnjë faj.

Ndoshta vetëm personi që po i jep makinës mund të gjejë lidhjen mes qytetarit kinez që po ecën në një trotuar në një qytet shqiptar dhe Koronavirusit.

Videoja e turpshme është filmuar mesditën e sotme në qytetin bregdetar.

Kjo përbuzje ndaj qytetarit kinez që jeton në Shqipëri vjen pas përhapjes së virusit vdekjeprurës të quajtur “Koronavirus”, origjina e të cilit është në një pronvincë në Kinë.

Deri më tani virusi ka shkaktuar 107 viktima, ndërsa janë raportuar rreth 4500 persona të infektuar.

Deri më tani ende nuk është gjetur një kurë kundër këtij virusi, i cili prej disa ditësh ka tmerruar mbarë botën.

“Koronavirus, ptu të q…”, shoferi nga Saranda vandalizon shtetasin kinez që jeton në Shqipëri on Vidnews.

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *