Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Pamje të turpshme/ Adoleshentët zhveshin dhe i vendosin shkelmin te koka burrit

Një foto që tregon një fenomen të turpshëm ku siç shihet, një grup adoleshentësh kanë zhveshur një burrë në moshë dhe një prej tyre shfaqet duke i vendosur shkelmin në kokë.

Qytetarja që e ka dërguar foton shprehet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Delvinë, ku njëri prej adoleshentëve e ka hedhur foton në rrjetet sociale.

Burri qëndron kokëulur para tyre dhe i pafuqishëm për të reaguar. Denoncuesja thotë për JOQ Albania se personi që ka rënë pre e dhunës së adoleshentëve është një burrë i pastrehë, i cili punon për bukën e gojës në një fshat.

Sipas saj, kjo nuk është hera e parë që burri i pastrehë dhunohet nga adoleshentët. Ajo thotë se ata e zhveshin dhe e qëllojnë.

“Prsh ! Shikoni cfar ndodh ne 2020! A ka shtet ketu ? Burri ne moshe ne foto esht nje i pastreh. Dhe shikoni si e trajtojn. Kjo ka ndodhur ne nje fshat te delvines.TE pakten mos ta trajtojne keshtu se eshte shume gjynah. Fakti qe ai eshte pijanec nuk do te thot qe keta femije duhet ta zhveshin edhe ti vendosin shqelmin ne kok, eshte jeta e tij dhe do bej cfar te doj. A kan prinder keta femij, a ka polici a ca ka ketu ne kete vend? Nuk eshte hera e pare qe e dhunojn po kjo foto dhemb kur jasht eshte ftoht edhe keta e zhveshin dhe e qellojn. Ju lutem publikojeni ndoshta tremben dhe sia bejn me sepse shpirt ka edhe ai njeri. Ai eshte fukara, punon per nje cop buke ketu ne fshat, kur nuk kan i japin kur skan si japin. Eshte pijanec po sdo te thote se duht trajtuar keshtu”, shkruhet në mesazh.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *