Një aksident i rëndë ka tronditur pak më parë kalimtarët në zonën e Vasil Shantos në kryeqytet, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në stacionin e autobuzit.
Dy gra janë plagosur si pasojë e ‘fluturimit’ të makinës jashtë rrugës. Makina drejtohej nga një shofere 47 vjeçare me inicialet F.Z.
Një video e publikuar nga JOQ tregon momente shokuese menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ku një vajzë dëgjohet duke bërtitur teksa në duar mban një nga të aksidentuarat.
Ulërimat e vajzës janë tepër rrënqethëse për kalimtarët aty pranë të cilët mundohen t’i vijnë në ndihmë.
Në reagimin zyrtar, Policia e Shtetit bëri me dije se janë aksidentuar dy këmbësore, por shtoi se ato ndodhen jahstë rrezikut për jetën. (Lexo ketu)
(E.H/Faxweb.al)