Një fëmijë 10-vjeç është kafshuar nga një qen endacak pitbull teksa ishte duke luajtur me fëmijët e tjerë pranë shtëpisë. Pamjet tregojnë fëmijën i cili është gjakosur dhe kafshuar në krahë e shpatull.
Bëhet me dije se i ati i fëmijët, Odise Koka ka denoncuar në institucionet vendore rastin për trajtimin e qenve endacakë.
Babai i fëmijës ka treguar se djali i tij ishte duke luajtur më fëmijët e tjerë kur qeni i është vërsulur duke e kafshuar.
Mësohet se pas ankimit të babait të fëmijës, bashkia e Tiranës ka reaguar duke e kapur qenin dhe sterilizuar, por kjo gjë ka shkaktuar revoltë te aktivistët të cilët që prej ditën së djeshme nisën një thirrje për protestë këtë të premte pranë institucionit të Bashkisë.
Ditën e sotme aktivistët, qytetarë dhe VIP-a ishin mbledhur duke bërë thirrje për mos rrëmbim të kafshëve dhe mos sterilizim të tyre.
(R.G/Faxweb.al)