AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Pamje të rënda/ Grabitet dyqani, autorët torturojnë pronarin e biznesit

Ngjarja ka ndodhur në Vrellë të Komunës së Istogut, ndërsa grabitësit morën mbi 1500 euro nga dyqani i Arben Dreshajt  .

Është ora 20 e mbrëmjes, ndërsa qetësia ka kapluar fshatin Vrellë të Istogut. E brenda këtij dyqani, si zakonisht po punonte pronari i tij.

Por, papritmas Arben Dreshajn diçka jo e zakonshme e shqetësoi. Një veturë me goxha shpejtësi u ndal para dyqanit të tij.

Nga këtu dolën dy persona të maskuar e të armatosur të cilët u futën në dyqan. Ata ia drejtuan armën Arben Dreshajt e shtunë në një qosh, e më pas filluan të ushtrojnë dhunë ndaj tij.

Përveçse e kërcënuan në këtë vend, këta grabitës nuk e lanë me kaq. Ata e tërhoqën zvarrë Arben Dreshajn deri tek arka.

Këtu, siç shihet edhe në kamerat e sigurisë, këta dy keqbërës morën edhe paratë që ishin aty. Më pas nga këtu, me veturën që erdhën edhe u larguan nga vendi ku kryen këtë vepër.

Ndërkohë, Arben Dreshaj ka rrëfyer tmerrin që përjetoi një natë më parë. Dreshaj thotë se u mundua të rezistoj porse një gjë të tillë e kishte të pamundur.

Ai më tej ka treguar edhe shumën që grabitësit ia morën në dyqanin e tij. Ndërkohë, në vend të ngjarjes kanë dalur edhe policia. Ata Arben Dreshajn e dërguan në spital, ku mori trajtim mjekësor. Televizioni T7, ka kontaktuar me Policinë në qytetin e Istogut. Të njëjtin kanë konfirmuar rastin, porse kanë bërë me dije se deri me ani nuk ka të arrestuar për këtë vepër.

 

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *