AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Pamje të rënda/ Del fotoja e viktimës në Kavajë, si mbeti i vrarë nga polici Toçi  

Fotoja e mëposhtme është ajo e Dritan Haxhollit i cili mbeti i vrarë në Kavajë, pasi kishte shkuar në shtëpinë e ish-të dashurës së tij, pak pas mesnatës së mbrëmjes së djeshme.

Haxholli u qëllua nga efektivi i policisë Bledar Toçi, me armën e tij të shërbimit, ndërsa mbeti dhe vetë i plagosur në konflikt.

Viktima Dritan Haxholli

Si ndodhi ngjarja:

1 i vdekur dhe një i plagosur ishte bilanci i një sherri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë, në banesën e një të reje me inicialet M.Q. Mësohet se e reja ka pasur një marrëdhënie me viktimën Dritan Haxholli, shkëputjen e të cilës nuk e kishte pritur aspak mirë ky i fundit që më pas kërcënonte dhe e përndiqte shtetasem M.Q.

“Do të ta nxij jetën”, ky ka qenë një nga mesazhet më të shpeshta të Haxhollit, i cili njihej si person problematik, dhe kishte bërë burg edhe në shtetin grek.

Kjo situatë kërcënimesh është përsëritur dhe mbrëmë, para mesnate ku e reja është detyruar që ta thërresë në banesë Haxhollin me pretendimin për t’u sqaruar, dhe nga ana tjetër kishte kërkuar ndihmën e efektivit të policisë Bledar Toçi, i cili kishte mbërritur në shtëpinë e saj së bashku me armën e shërbimit. Fillimisht u raportua se M.Q dhe Toçi kishin një raport mes tyre, po kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

Haxholli dhe Toçi kanë qenë të dy të pajisur me armë, dhe kjo ka bërë që sherri mes të degjenerojë në përdorimin e tyre, ku i pari mbeti i vdekur në vend, ndërsa punonjësi i policisë u transportua në spitalin e Traumës, ku tashmë raportohet që të ketë kaluar rrezikun për jetën.

Shtetasja M.Q ndërkohë është marrë në pyetje nga ana e policisë, për të dhënë dëshminë e saj mbi ngjarjen e rëndë. Nga ana tjetër Toçi është vënë nën mbikqyrjen e policisë në spitalin e Traumës dhe pritet që t’i komunikohet masa e arrestit.

Apartamenti ku ndodhi perplasja ne Kavaje
Efektivi i policise Bledar Toci

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *