Një burrë e vuri zjarrin vetes në Ukrainë të Mërkurën ndërsa ngjarja është regjistruar shumë pranë zyrës së presidentit të vendit ku po zhvillohej një tubim nga mjekët.
“Pranë zyrës së Presidentit të Ukrainës Vladimir Zelensky, një burrë organizoi një akt vetë-djeg’jeje. Ai erdhi si një veprim kundër reformës mjekësore, megjithëse nuk është mjek dhe do të tërhiqte vëmendjen e kreut të shtetit për një çështje krejtësisht të ndryshme”, janë shprehur autoritetet vendase.
Sipas kanalit televiziv 1 12 Ukrainë, ngjarja nuk kishte të bënte me rrethanat që u cituan më lart ndërsa sqarohet se Alexandar Burlakov është një pronar një njeri ka probleme me tokën në rajonin Sumy – ndërsa reagimi i tij në këtë formë është ndërmarrë për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve që nuk reagojnë. Kështu që ai vendosi të veprojë në mënyrë radikale.
Sapo u ndezën rrobat e tij, pjesëmarrës të tjerë në tubim, mes tyre, natyrisht, ishin mjekë, shuan flakët, dhanë ndihmën e parë dhe thirrën një ambulancë.
Tubimi u mjekëve vijoi pas këtij incienti të cilët kërkojnë një pagë të mirë, si dhe të ndalojnë uljen masive të stafit të spitalit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)