AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

PAMJE TË FRIKSHME/ Makina përplaset me murin, humb jetën 34-vjeçari, viktima e 4-tërt brenda 24-orëve

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pas mesnate në aksin rrugor që lidh lagjen Gerhot me rrugën nacionale në Gjirokastër.

Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga, dhe përplasjes me një shtyllë, ka humbur jetën pasagjeri Julian Loloçi, 34-vjeç, ndërsa është plagosur Erlind Hysenaj, i cili ishte drejtues i makinës.

Burime bëjnë me dije se viktima dhe i drejtuesi i mjetit kishin konsumuar alkool përpara se të ndodhte përplasja.

Njoftimi i policise: 

Në mesnatë, në rrugën e lagjes “Gërhot” (në afërsi të rrugës nacionale (Gjirokastër-Tepelenë), automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.H., ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, shtetasi J.L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në fundjavën që lamë pas ka pasur një numër shumë të madh aksidentesh me pasoja të rënda, ku vetëm në Tiranë humbën jetën 3 17-vjeçarë, në Bërzhitë dhe në rrethrrotullimin pranë TEG-ut

E diela e zezë/ 3 të rinj të vdekur në aksidente, foto dhe detaje nga përplasja pranë TEG-ut

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *