AktualitetBotaFlashShëndetiTe FunditTe Gjitha

Pamje rrëqethëse/ U kanë mbaruar ushqimet, njerëzit merren zvarrë nga banesat dhe ‘paketohen’ nëpër kuti të izoluara (VIDEO)

Kina prej ditësh po lufton me një nga epidemitë më të tmerrshme që ka njohur ndonjëherë vendi komuinist, atë të koronavirusit, ku shifrat e njerëzve që kanë humbur jetën sa vijnë e shtohen e po ashtu edhe atyre që po luftojnë me vdekjen.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi ka arritur në mbi 900, ndërsa zyrtarët e  shëndetit raportuan 97 vdekje të reja vetëm të dielën.

Sipas zyrtarëve të shëndetësisë janë raportuar 3.062 raste të reja të virusit, duke i dhënë fund prirjes shumë ditëshe të rënies së numrit të rasteve që kishte sjellë shpresat se masat e kontrollit do të funksiononin.

Në  internet po qarkullojnë video të tmerrshme, të familjeve që nxirren zvarrë nga banesat, rrugë të boshatisura dhe supermarkete që po u mbaron ushqimi.

Në videon e mëposhtme shihet sesi një grua e prekur nga koronavirusi “paketohet” në një kafaz të vogël  dhe të izoluar dhe transportohet me makinë drejt një destinacioni të paditur. Pas mbylljes në kafaz, dëgjohen ulërimat e gruas, e cila u nda nga bashkëshorti.

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *