Një person i pajete është gjetur buzë rrugës në aksin Lushnjë – Rrogozhinë. Ngjarja ka ndodhur pranë Golemit të Lushnjës.
Paraprakisht dyshohet se viktima mund të jetë goditur nga ndonjë automjet. Trupi i viktimës është akoma buzë rrugës nacionale, sic shihet nga videja e siguruar nga Fax News.
Policia e Lushnjes ka reaguar për aksidentin e ndodhur në aksin Lushnje-Rrogozhinë, duke njoftuar se viktime ka mbetur një 70-vjeçar te identifikuar si Muhamet Fusha.
Njoftimi
Lushnjë
Në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të rrethrrotullimit të Plugut, dyshohet se një automjet ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin M. F., rreth 70 vjeç, banues në Dushk.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.
(E.H/Faxweb.al)