Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, ku për pasojë dy pëersona kanë mbetur të plagosur.
Një motor, i një fast foodi është përplasur me një këmbësor në Bulevardin ‘Ismail Qemali’, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur të dy, si drejtuesi i mjetit, ashtu edhe personi që po kalonte rrugën.
Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga Faxëeb.al në rrugë ka gjurmë të shumta gjaku, por që fatmirësisht burime spitalore bëjnë me dije se të dy personat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nuk ka ende detaje lidhur me identitetin e personave të plagosur.