Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Pamje nga vendngjarja/ Bie në greminë efektivi i RENEA-s, ndodhet në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dukagjin, ku efektivi i forcave RENEA Bledar Beluli ka rënë në greminë nga një lartësi e konsiderueshme, dhe është e vështirë nxjerrja e tij për shkak të terrenit.

Burime bëjnë me dije se ai ka dëmtuar të dyja këmbët, dhe siç shihet në foto e mëposhtme, kanë qenë banorë të zonës ata që kanë arritur më parë pranë tij, dhe kanë ndezur dhe një zjarr, për shkak se në zonë temperaturat janë shumë të ulëta.

Forcat e policisë dhe RENEA janë nisur drejt vendit të ngjarjes, dhe pritet ndërhyrja nga ajri për shpëtimin e tij.

Beluli ka ngecur në malin e Zorgjit, e cila është një zonë shumë e rrezikshme dhe e thepisur.

Sipas burimeve Beluli ka qenë si vizitor në këtë zonë, dhe jo me mision policor.

Pritet njoftimi zyrtar i policisë për rrethanat e mëtejshme të kësaj ngjarje, ndërsa prioritet mbetet nxjerrja e efektivit nga gremina.

Pamjet nga vendngjarja: 

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *