Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Pamje të tmerrshme/ Brenda morgut të Tiranës, trupa të vdekur të mbuluar me çarçaf lihen pirg në dysheme

Pamje rrëqethëse janë filmuar në morgun e Tiranës, ku kufoma të vdekura nga Covid-19 gjenden të shtrira në dysheme.

Fotot e siguruara nga FaxNews, janë bërë këtë javë dhe dëshmojnë situatën aktuale në të cilën ndodhen spitalet e vendit, si pasojë e pandemisë. Trupat e pa jetë janë të mbuluar me çarçaf dhe ndohen të shtrirë në të gjitha ambientet e brendshme të morgut të Tiranës.

Kujtojmë se ditën e djeshme kreu i PD-së, Lulzim Basha, hodhi akuza të rënda mbi qeverinë, për sa i përket numri të viktimave të raportuara si vdekje Covid. Sipas kryedemokratit qeveria fsheh numrin e të vdekurve me qëllim që të mos bëhet publik dështimi i menaxhimit të pandemisë.

Basha publikoi disa dokumente që pretendon se kanë dalë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilat sipas tij tregojnë se numri i viktimave në raport me ato që deklarohen është dyfish.

Sipas numrit një të opozitës, që nga Marsi e deri në muajin Tetor, janë 414 raste vdekjesh nga Covid-19 që janë mbajtur të fshehta. Basha tha se autoritetet për periudhën Mars-Tetor kanë raportuar vetëm 509 raste fatale ndërsa realisht sipas tij, janë 923 viktima nga Covid-19.

Pamjet e siguruara nga FaxNews, janë vërtetë të frikshme dhë dëshmojnë numrin e lartë të personave që kanë humbur jetën si pasojë e Covidit në vendin tonë ditët e fundit.(F.M/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.