Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Pamje horrori/ Autobusi “gllabërohet” nga gropa në rrugë, vdesin 6 njerëz dhe plagosen 16 të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në mbrëmje në provincën Qinghai të Kinës, kur befas në rrugë u hap një rrugë që gëlltiti brenda autobusin me pasagjerë.

Autobusi po qëndronte në stacion në momentin që papritur një gropë e madhe hapet dhe e “thith” brenda vetes.

Si pasojë e ngjarjes, të paktën 6 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa mediat vendase raportojnë edhe për 16 të tjerë të plagosur.

Siç duket edhe në video, njerëzit që gjendeshin aty pranë shkojnë menjëherë për të dhënë ndihmën e tyre dhe për të nxjerrë njerëzit nga gropa.

Duhet theksuar se kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh në Kinë. Incidente të ngjashme janë shënuar në vitet e fundit, ndërsa për këto ngjarje akuzohen kompanitë e ndërtimit dhe ritmi i shpejtë i zhvillimit në vend.

Edhe në vitin 2018 një gropë e madhe u hap në një trotuar në qytetin Dazhou, ndërsa në vitin 2013 mbetën të vrarë pesë persona për të njëjtën arsye.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close