Maqedonia e Veriut është vendi më i ri anëtar i Aleancës së Atlantikut Verior flamuri i të cilës është ngritur në selinë e NATO-s në Bruksel.
Pas ceremonisë, kryeministri teknik Oliver Spasovski tha se vendi po i bashkëngjitet Aleancës më të fuqishme të sigurisë duke mos lë pa përmendur situatënë të cilën ndodhet bota në luftë me pandeminë e koronavirusit.
“Flamuri i Maqedonisë së Veriut është simbol i sigurisë dhe prosperitetit të vendit tonë. Me të vërtetë ne sot po zhvillojmë një betejë tjetër , betejë me virusin korona por për një moment do të ndalemi dhe do të festojmë. Sot është një ditë që do të mbahet mend, ditë e historisë, ditë kur flamuri ynë iu bashkëngjit atyre të aleancës veriatlantike. Aleancës më të madhe të sigurisë në historinë e njerëzimit”, tha mes tjerash Spasovski.
(F.GJ/FAXWEB.AL)