03:05 | 08/06/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pamja më e bukur e Shqipërisë në Bruksel (FOTO)

21:59 | 20/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pamja më e bukur e Shqipërisë në Bruksel (FOTO)

Të dielën, në Konservatorin Mbretëror të Brukselit nën emrin “Muzikë dhe Mitologji”, një grusht shqiptarësh gjithë talent, mblodhën në një koncert një publik frankofon dhe shqiptar për t’i prezantuar me një Shqipëri ndryshe nga ajo që mund të kenë njohur ata deri më sot. U luajtën pjesë klasike shqiptare (kompozime e përpunime të Aleksandër Peçit, Çesk Zadesë, Lola Gjokës, etj.) nga Olsi Leka, violinçel i parë i Orkestrës Kombëtare Belge si dhe fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, shoqëruar në piano nga Desar Sulejmani, dirigjent tashmë i njohur, që drejton disa orkestra dhe kore në Gjermani e jashtë saj. Kurse sopranoja lirike Blerta Zhegu, që ka performuar gjerësisht në sallat më serioze në Itali dhe në Francë, i bëri spekatorët herë të mbanin frymën me “Njat zaman t’asaj furie” e herë të buzëqeshnin duke dëgjuar në version operistik “Kur më vjen burri nga stani”, që tingëllonte gjithaq bukur. Ajo që i hodhi piperin së gjithës, ishte aktorja Anila Dervishi, e diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, para se të largohej për në Belgjikë shumë vite më parë e për të rrëmbyer vëmendje sidomos në teatrot e Parisit, e cila rrëfeu para të ftuarve legjenda të lashta shqiptare: Djali dhe shqiponja, Kalaja e Rozafatit, Kostandini dhe Doruntina, që e shoqëruar nga lahuta e Gazmir Gjonajt (kontrabasist i Namur Chamber Orchestra) krijoi në sallë një gjendje pezuli.

Këto legjenda, që toka jonë i ka pjellë në shekuj me tepri, shkrimtari dhe akademiku që jeton prej vitesh në Bruksel, Safet Kryemadhi, i ka përmbledhur e përkthyer për lexuesit francezë nën titullin “Légendes, fables et contes albanais”. Pak frëngjisht (që të ftuarit të kuptonin më qartë) e pak shqip (që spektatori frankofon të shijonte muzikalitetin e gjuhës shqipe, gjuhë në të cilën janë sjellë legjendat deri më sot), ajo mbrëmje shqiptare në mes të Brukselit, ishte pamja më e bukur e Shqipërisë.

 

 

Etiketa: brukselKoncertshqiptaret
Pas

Kjo shenjë horoskopi nuk durohet ta kesh burrë ose grua!

Para

Abuzimi me pronat në Lezhë, deputetit i PS-së: Janë përfshirë edhe njerëz të gjakut tim

Para
Abuzimi me pronat në Lezhë, deputetit i PS-së: Janë përfshirë edhe njerëz të gjakut tim

Abuzimi me pronat në Lezhë, deputetit i PS-së: Janë përfshirë edhe njerëz të gjakut tim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Çmendet” rrjeti/ Kiara në Turqi, Luizi në të njëjtin vend me ish të dashurën?

“Spiuni më i dëmshëm në historinë e byrosë”, si FBI kapi ‘famëkeqin’ Robert Hanssen

Stoltenberg: Pas luftës në Ukrainë, duhet të sigurohemi që Rusia të mos përsërisë diçka të ngjashme

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

“Q**a nanën këta janë pisa”, avokati i vjedh miliona lekë qytetares nga paratë e aksidentit

“Shkelje të statutit”, Bardhi tregon pse nuk mund të zgjidhet kryetari i PD në 29 korrik

Merr flakë mjeti në Tiranë, ja çfarë dyshohet

Escobar kërkoi zgjedhjet para korrikut, Kurti në “France24”: Mund të mbahen pas disa muajve

EkoFax/ “Korrupsioni është në nivele të larta”, ekspertja: Pengon zhvillimin e ekonomisë së vendit, është ulur “këmbëkryq”…

Pas kritikave për stilin e tij të udhëheqjes, reagon Kancelari gjerman

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.