Pamela Anderson i ka dhënë fund lidhjes me lojtarin e Marsejës, Adil Rami. Aktorja amerikane e bëri vetë të ditur lajmin me një postim në Instagram ku e akuzon Ramin për tradhëti.
“Është e vështirë për ta pranuar, 2 vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër e madhe”, e nis shkrimin e saj Pamela.
“Jam e zhgënjyer që këto ditët e fundit kam mësuar se ai po bënte jetë të dyfishtë. Ai tallej me lojtarët e tjerë që kishin të dashurat në apartamente pranë grave. I quante ata burramonstra. Por kjo është më keq. Ai gënjeu për gjithçka.
Si ka mundësi që i kontrollonte zemrat dhe mendjet e dy grave. Jam e sigurt që ka pasur të tjera. Ai është monstër. Si ka mundësi që kam ndihmuar të tjerët dhe nuk isha mjaftueshëm e zgjuar për të ndihmuar veten”, shkruan aktorja 51-vjeçare.