Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka shpërthyer ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj pas deklaratave të këtij të fundit nga Holanda se opozita po pengon procesin e integrimit.
Paloka përmes një postimi në ‘Facebook’ shkruan se sot foli dhe vetë “Griselda”, dhe deklaroi se opozita po sajon histori të paqena për të penguar integrimin e vendit.
Paloka e quan Veliajn “Griselda” duke iu referuar një ngjarjeje të vitit 2011ku bashkëshortja e kryebashkiakut socialist të Kavajës Elvis Roshi kishte denoncuar në polici rrëmbimin dhe humbjen e foshnjës.
Nënkryetari i PD-së thotë se Veliaj kishte mbushur kancelaritë e Europës me makabritete sikur rrëmbimin e kishte bërë Berisha.
“E mbani mend velinen qe mbushi gjithe kancelarite e Evropes me makabritete sipas te cilave Berisha kishte rrembyer Griselden shtatzane, i kishte care barkun dhe nxjerre femijen vetem sepse ajo ishte bashkeshortja e nje socialisti…”, shkruan ndër të tjera Paloka.
Postimi i Plotë:
Sot foli dhe vete “Griselda” .
E punesuar si veline ne bashkine e Tiranes , “Griselda” deklaroi se opozita po sajon histori te paqena per te penguar integrimin e vendit.
E mbani mend velinen qe mbushi gjithe kancelarite e Evropes me makabritete sipas te cilave Berisha kishte rrembyer Griselden shtatzane, i kishte care barkun dhe nxjerre femijen vetem sepse ajo ishte bashkeshortja e nje socialisti…
Ky sot , bashke me kryegriselden kryeminister, na akuzojne se po pengojme integrimin a thua se kriminelet ne Parlament dhe qeveri ja vume ne, thua se Tahirin e Habilajve dhe Fatmirin e Xhafajve i vume ne ministra te brendshem…
Me 11 maj , ne proteste per ti treguar Evropes se shqiptaret nuk perfaqesohen nga krimi qe sot ka kapur shtetin. Ne nuk na perfaqesojne Rama, Tahiri e Xhafaj. Ne duhet te pranohemi ne Evrope me dinjitet .
(B.H/Faxweb)