Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Pala greke në Kakavijë kthen mbrapsht shqiptarët, iu vendos kryq në pasaportë, qytetarët të shqetësuar: Ne e kemi nga halli (KRONIKA)

Një ditë pas grevës në doganat greke në pikën kufitare të Kakavijës  pala greke  kthehen shqiptarët që shkojnë për punësim raporton “Fax News”. Madje iu vendos atyre edhe kryq në pasaportë. 

Si pretekst për kthimin  e shqiptarëve pala greke ka nxjerrë mungesën e garancisë dhe parave të mjaftueshme 

Po kështu kthen nga pala greke dhe ata që shkojnë si vizitorë në tokën greke. Qytetarët shqiptarë shprehen të shqetësuar në lidhje me këtë situatë.

“Nuk po na lejojnë të kalojmë këtu se duan garanci ku dimë ne çfarë duan ata. Unë shkoj për të punuar se me këtë kreyministër që kemi ne është e dobët jetesa në Shqipëri. Kështu që ne e kemi nga halli. Do shkoja për punë në bujqësi”, shprehet një qytetar.

 Ndërsa një tjetër qytetar shprehet për mikrofonin e “Fax News” se  ai e kishte garancinë po nuk kishte  lekë me vete. “Donin nga 500 euro dhe lart. S’të linin dhe po kthenin shumë njerëz. Do ikja për të punuar për këtë sezon. Do sjkoja të punoja për ullinj ose çfarë të dali”., shprehet ai.  (J.V/Faxweb)

 

 

Fjalët Kyce

A mendoni se duhet të hapen shkollat në 14 shtator sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *