Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Paketa antishpifje/ shpërthen Luçiano Boçi: Kjo është luftë ndaj gazetarëve, ndryshime të papranueshme

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i sheh si të papranueshme ndryshimet ligjore që mazhoranca kërkon të bëjë për mediat. Duke folur në studion e “FaxNews”, Boçi deklaroi se flitet për censurë, por në të vërtetë kjo është një luftë kundër gazetarëve.

Sipas tij, censura ekziston dhe po agravohet, ndaj kërkoi nga të gjithë njerëzit e mediave që të mos dorëzohen para paketës antishpifje , por ta refuzojnë atë deri në fund.

“Këtu flitet për një ligj për benefitet shtetërore. Kjo nuk është censurë sepse censura ekziston në Shqipëri, autocensura është forcuar në Shqipëri sepse është kryeministri që merr në telefon dhe të drejton si ta bësh lajmin. Është luftë, nuk është censurë.

Censura në Shqipëri është agravuar. Censura është e vendosur nga kryeministri që kontrollon mediat për ta përdorur atë për plotësimin e interesave të caktuara. Këto ndryshime janë akt lufte ndaj gazetarëve dhe medias. Këshilli iAnkesave që zëvendëson gjykatën, merr vendimin. Rolin kryesor në këtë vendimmarrje e ka AMA ose Këshilli i Ankesave.

Ky autoritet me pas ia kalon si detyrim AKEP-it, ku AMA i drejton kërkesën AKEP që të bllokojë IT e portalit që është gjobitur. Këto ndryshime janë krejtësisht të papranueshme. Në AKEP patëm një dorëheqje të drejtuesit. Të gjitha këto kundërshti duhet të vazhdojnë për të dalë në hapin final që kjo paketë të mos realizohet. Realiteti flet që këto ndryshime bëhen për të mbyllur portalet”, tha Luçiano Boçi midis të tjerash.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *