Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Paketa anti-shpifje/ Ylli Rakipi sqaron përplasjen në Komision dhe qëllimet e vërteta të Edi Ramës (VIDEO)

Pas mbledhjes së Komisionit të Edukimit dhe Medias e cila u shoqërua me përplasje mes përfaqësuesve të qeverisë dhe gazetarëve, Ylli Rakipi ka folur për Fax News lidhur me shqetësimet që ka ngritur për cënimin e lirisë së medias paketa “anti-shpifje”.

Rakipi tha se se debati ishte formal, duke akuzuar nga ana tjetër Milva Ekonomin si komisare politike që grindej me kryetaren që është përfaqësuese e opozitës parlamentare.

Gazetari ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama të cili e akuzoi se ka uzurpuar gjithë pushtetet dhe mediat e mëdha dhe tani do të kapë edhe ato kritiket.

“Ishte një debat shumë formal, ju e patë që komisarja politike e Komisionit grindej me kryetaren që është nga opozita. Kjo është një aventurë e Edi Ramës për të marrë grimca të pushteti që kanë mbetur, sepse mediat e tjera të mëdha i ka blerë ai dhe bën me to çfarë të dojë. Edi Rama do të vendos vulën dhe për të mbyllur përfundimisht lirinë e medias. Ai i ka të gjitha tani në dorë. Këto dy projektligje janë jashtë të gjitha standarteve, bëhen për të rikthyer në fuqi një urdhër administrativ dhe mund të behët me AMAN dhe AK çfarë të dojë ai. Ia heq ligjit nga dora dhe ia vendos urdhërit administrativ që po të dojë ai i AMA-s bën ç’të dojë. Ai ka kapur parlamentin, imagjinoni çfarë mund të bëjë ai me pushtetet e tjera poshtë”, tha Rakipi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *