Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Paketa Anti-KÇK, reagon Soreca: Po ndjekim me vëmendje zbatimin e saj, të respektohen parimet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luiggi Soreca nga qyteti i Vlorës, ka dhënë një prononcim për gazetarët, ku ka folur për paketën ligjore Anti-KÇK.

Soreca ka deklaruar se logoja “ndiq paratë” është një mënyrë e mirë për t’u adresuar drejt kërtyre personave dhe tregonvullnetin politikpër ta trajtuar këtë problem, duke shtuar se mënyra sesi do zbatohet ky ligj është shumë e rëndësishme dhe ne po e ndjekim nga afër aplikimin e këtij ligji.

Soresa nënvizoi faktin se sipas tij është e rëndësishme që kjo strukturë e re, të ndjekë natyrisht parimet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, por dhe me sundimin e të drejtave të njeriut, si dhe shumë  e rëndësishme që kjo platforme të ndiqet nga SPAK.

“Përsa i përket operacionit Forcat e Ligjit ne kemi bërë dhe më parë një deklaratë, dhe ne besojmë se logoja ‘ndiq paranë’ është mënyra më e mirë për t’u adresuar drejtë këtyre personave, dhe tregon vullnetin politik për ta trajtuar këtë problem.

Megjithatë mënyra sesi do zbatohet ky ligj është shumë e rëndësishme dhe ne po e ndjekim nga afër aplikimin e këtij ligji.

Është shumë e rëndësishmë që kjo strukturë e re të ndjek natyrisht parimet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, por dhe me sundimin e të drejtave të njeriut, si dhe shumë  e rëndësishme që kjo platforme të ndiqet nga SPAK.

Jam në kontakt të përgjithshëm me ministrin e Brendshëm dhe javën që vjen do takohem me udhëheqësit e SPAK.”- u shpreh Soreca.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *