Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Paketa ant-shpifje/ OSBE ‘braktis’ Ramën dhe i përgjigjet Metës: Paralajmërojmë shkeljet e lirisë së mediave

Presidenti i Republikës, Ilir Meta kthue paketën e miratuar në parlament, të ashtuquajturin “ligji anti-shpifje”, ndërsa kreu i shtetit i ka dërguar një dokument shpjegues përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e OSBE-së e cila shpjegon se përfaqësuesi Desir është i gatshëm të vazhdojë bashkëpunimin me Shqipërinë në përmirësimin e ligjeve, por bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

Më tej në këtë reagim thuhet se legjislacioni i ri nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave duke shpresuar se leximi i ri të lejojë sqarime të mëtejshme dhe përmirësim të ligjeve për të siguruar përputhjen e plotë të tyre me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.

Reagimi i plotë:

VIENNA, 13 Janar 2020 – Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, priti sot nga Zyra e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dokumente shpjeguese mbi arsyet e kthimit në Parlament të ligjeve për Media audiovizuale dhe Ligjin për Komunikimi elektronik në Republikën e Shqipërisë.

Në funksion të ekzaminimit të ri të ligjeve nga Parlamenti, Përfaqësuesi konfirmon se ai është i gatshëm të vazhdojë të punojë me autoritetet e Shqipërisë për të përmirësuar ligjet, veçanërisht në çështjen e nivelit të gjobave dhe respektimin e parimit të proporcionalitetit si të parashikuara në të drejtën ndërkombëtare.

Përfaqësuesi kujton se asgjë në legjislacionin e ri nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. Ai shpreson që leximi i ri të lejojë sqarime të mëtejshme dhe përmirësim të ligjeve për të siguruar përputhjen e plotë të tyre me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias vëzhgon zhvillimet e mediave në të gjitha 57 shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së. Ai siguron paralajmërim të hershëm për shkeljet e lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave dhe promovon respektimin e plotë të angazhimeve të lirisë së mediave të OSBE-së.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *