Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme fletën e votimit me emra, duke rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste që kërkonte një fletë me numrat e kandidatëve.
Ky vendim pritet të ankimohet në Kas nga ana e Partisë Socialiste, por pakënaqësitë janë shfaqur dhe në kampin opozitar. Pritet q vendimi të ankimohet dhe nga Partia Demokratike, e cila kërkon vendosjen e emrave të kandidatëve në mënyrë vertikale,
Gjatë mbledhjes u vendos që madhësia e fletës së votimit të jetë e pandryeshueshme por në ato qarqe me numër të lartë kandidatësh si Tirana, të behet zvogëlimi emrave të kandidatëve.
Pritet vendimi i Kas për t’i dhënë zgjidhjen përfundimtare ngërçit të krijuar në KQZ mbi modelin e fletës së votimit që pritet të votojnë shqiptarët më 25 Prill.