Një 30-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetvarur mesnatën e hënës në Tiranë.
Sipas burimeve zyrtare ngjarja ka ndodhur në rrugën “Joklin Persi”, ndërsa dyshohet se shkak është bërë gjendja e rënduar psikologjike pasi prej kohësh kurohej nga depresioni.
Njoftimi:
Më datë 18.05.2021, rreth orës 00:15, në rrugën “Joklin Persi”, Astir, në banesë, është vetëvarur shtetasi B. A., 30 vjeç.