AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Pak para vizitës në Beograd, Presidenti i shtetit europian paralajmëron tëheqjen e njohjes së Kosovës

Çekia është një nga shtetet europiane që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa mësohet nga medfiat serbe se pak para vizitës së Presidentit të këtij shteti në Beograd, ky i fundit ka paralajmëruar se egziston mundësia e tërheqjes së njohjes.

Milos Zeman, ka deklaruar pak para vizitës së tij në Beograd gjatë javës së ardhshme se nuk e përjashton mundësinë që Republika e Çekisë të tërheqë vendimin për njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur.

Zeman e ka bërë këtë deklaratë duke arumentuar se kriminelët e luftës nuk duhet të udhëheqin asnjë vend në Evropë, ndonëse ai është i vetëdijshëm se një vendim i tillë do të jetë “pak i vështirë për t’u zbatuar”.

Zeman theksoi se pajtohet me Ministrin çek të Mbrojtjes Lubomir Metnar që njohja e Kosovës është një “gabim diplomatik”, duke theksuar rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Nga ana tjetër, ai vuri në dukje se mbështet pranimin gradual të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, “me përjashtim të Kosovës”.

Presidenti ka vënë në dukje se ish-kryeministri i Kosovës ka një të kaluar mjaft interesante dhe se me siguri dëshmitarët u vranë dhe prandaj nuk mund të gjykohet, ai  tha: “Po, UÇK është e njohur.”

Ndërsa autoritetet e diplomacisë serbe të cilat edhe janë angazhuarqë të  mos ndodhin njohje të reja për Kosovën, se dhe në lobimin për tëheqjen e njohjeve nga shtetet që e kanë bërë, pretendojnë se 15 shtetet të OBK-së e kanë tërhequr deri më tani njohjen e Kosovës.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *