Një 60-vjeçar në Greqi i vaksinuar me AstraZeneca është paraqitur në spital në gjendje të rëndë.
Mediat greke bëjnë me dije se 60-vjecari pësoi mpiksje të gjakut dhe episode ishemik vetëm pak minuta pasi iu injektua vaksina.
60-vjeçari u transferua me helikopter në spitalin Thriasio të Athinës ku dhe vazhdon të trajtohet në reanimacion.
Gjendja është e rëndë, por nën kontroll, kanë bërë të ditur mjekët, ndërsa specialistët e Shëndetësisë në Greqi refuzojnë të lidhin ngjarjet me vaksinën Astra Zeneca pa pasur një raport me të dhënat e plota dhe protokollin e ndjekur në të dy rastet.
(R.G/Faxweb.al)