Kur kanë mbetur më pak se një orë nga orari zyrtrë i mbylljes së procesit të votimit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka mbërritur në selinë blu ku ka nisur një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Ky takim vjen në kohën kur po zhvillohet një process zgjedhor pa pjesmarrjen e opozitës nga ku pritet që 61 bashkitë e vendit të drejtohen në numër dërrmues nga socialistët.
Mendohet se temë e bisedës do të jetë situata politike në vend dhe aksioni opozitar në orët dhe ditët në vijim.