Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


PolitikëTe FunditTe Gjitha

Pak minuta para mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Elmazi bën thirrje për bashkim

Para nisjes së mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ku do miratohen kandidaturat për zgjedhjen e kryetarit të ri, deputetja demorkate Liljana Elmazi, bën thirrje për bashkim.

Elmazi u bën thirrje anëtarëve të PD-së të kthejnë sytë nga demokrati idealist, nga qytetarët demokratë të cilët nuk duan përçarje por kërkojnë bashkim.

“Boll me perçarje per kolltuqe! I fituari eshte Rama! E demtuara- partia! Me plage ne shpirt e zemer – demokrati idealist! Ai sot nuk do perçarje, por bashkim! Askush nuk eshte i tepert ne shtepine e tij – PD ! Cili prind I zbon femijet rrugeve ??? As me i keqi !

Eshte koha per bashkim! Ramen , bashke me miliardat e droges, Të korrupsionit, të koncensioneve e kemi perballe , me Të forte si dje! dhe per kete kemi dhe ne fajin tone ! Të gjithe, perveç atij demokratit idealist! E ne shenje respekti, nderimi e mirenjohje te thelle per Të , te bashkohemi! Boll e kemi lenduar! Të mesojme sadopak nga ai : partia nuk duhet as per karrige e as per kryetarin ! Partia jone na ka bere krenare Keto 27 vjet per çfare i ka sjelle vendit ! Të gjithe gabojme ! Të mesojme nga gabimet per t’ u bere me te mire ! Njerez jane dhe kryetaret!”, shkruan Elmazi.

Kujtojmë se kryesia e PD-së do të fillojë pas një ore, ku pritet të shqyrtohen kandidaturat për kryetar. Deri më tani kanë shpallur kandidaturën publikisht Eduard Selami, Astrit Patozi, Erion Piciri, Astrit Sinanaj dhe Lulzim Basha, mirëpo dyshohet se disa prej tyre nuk e kanë rregjistruar kandidaturën e tyre zyrtarisht.

SHKRIMI I ELMAZIT

Eshte koha t’ i shprehim mirenjohjen atij demokrati idealist qe per 27 vjet na mbajti gjalle, pa marre asgje si kembim! Eshte koha te mesojme prej tij ! Ai eshte mesuesi me i mire per te gjithe ne !!! Eshte koha per bashkim, jo perçarje !!!!! Ai do nje Kryetar , te dale nga nje gare e ndershme , e lire dhe e barabarte ! Keto jane dhe vlerat mbi te cilat lindi Partia jone! Kush me mire se ne mund t’ I tregoje ato? Askush !

Debate pa fund per zgjedhjen e Kryetarit te partise sone! Fjale, opinione, shpifje , sharje dhe asgje me shume pse humbem aq thelle- Shit- blerja e votave me miliardat e kanabisit dhe gabimet ne strategjine e fushates dhe listat- tjeter faktor! A pyeti kush per ate demokratin e thjeshte qe Ka 27 vjet qe na ndjek, na pergjigjet me zemer , se eshte thjesht Demokrat idealist dhe ska marre asgje si kembim!?

Per ate demokratin e thjeshte qe e therrasim kudo : ne proteste, Çader, ne kuti si kemi bere te gjithe vitet e opozites ( 15 vjet ), por qe sapo vijme ne pushtet I kthejme kurrizin , jo qe nuk e punesojme, por as nje falenderim të thjeshte nuk I japim dhe ai vazhdon e na ndjek gjithmone, se eshte Demokrat me shpirt e zemer ! Fale shpirtit te tij demokrat, PD eshte sot 27 Vjeçe e keta njerez te thjeshte me shpirt demokrati do ta mbajne gjalle PD e do ta bejne te forte , si dhe me pare .

A keni menduar qe keta demokrate te thjeshte nuk kane luftuar per emra kryetaresh apo te tjere ofiqaresh partiake , por per PD. Kane qene te pavleresuar, Mbase dhe papune dhe gjate qeverisjes sone, por prape na mbeshtesin, edhe pse te perkedhelurit e pushtetit tone, ikin bashke me kolltukun lehtesisht fare !

 Ky demokrati me zemer e shpirt eshte forca jone, gjaku yne qe na mban ” gjalle” si parti !!! Të gjithe ju qe baltosni kedo, vete apo te mesuar : Bashen, Patozin, Selamin , etj kedo demokrat , qe nuk mendon si ju , e mendoni se çfare dhimbje ne zemer I shkaktoni ketij demokrati idealist , sepse I ka besuar çdo gje partise, madje dhe jeten , e sot prape nuk mendoni fare per te! Shume here ne 27 vjet , drejtuesit e partise ne çdo nivel, deputetet, ministrat, drejtoret e kane bere te pakenaqur kete demokratin idealist , por prape ai eshte me Partine !

Boll me perçarje per kolltuqe! I fituari eshte Rama! E demtuara- partia! Me plage ne shpirt e zemer – demokrati idealist! Ai sot nuk do perçarje, por bashkim! Askush nuk eshte i tepert ne shtepine e tij – PD ! Cili prind I zbon femijet rrugeve ??? As me I keqi !

Eshte koha per bashkim! Ramen , bashke me miliardat e droges, Të korrupsionit, të koncensioneve e kemi perballe , me Të forte si dje! dhe per kete kemi dhe ne fajin tone ! Të gjithe, perveç atij demokratit idealist! E ne shenje respekti, nderimi e mirenjohje te thelle per Të , te bashkohemi! Boll e kemi lenduar! Të mesojme sadopak nga ai : partia nuk duhet as per karrige e as per kryetarin ! Partia jone na ka bere krenare Keto 27 vjet per çfare i ka sjelle vendit ! Të gjithe gabojme ! Të mesojme nga gabimet per t’ u bere me te mire ! Njerez jane dhe kryetaret! (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *