Fax News ka intervistuar një dëshmitar okular të ngjarjes së rëndë të ditës së sotme kur një agresor hyri brenda xhamisë Dine Hoxha dhe plagosi me thikë 5 persona.
Dëshmitari okular thotë se është një ushtarak dhe ka ndërhyrë menjëherë duke ia marrë thikën nga dora agresorit Rudolf Nikollit. Ai më tej thotë se agresori paraqiste rrezikshmëri të lartë dhe mezi ia kanë marrë thikën nga dora.
“Si i sëmurë si i çmen. E kena nalu o burr. E kapëm dhe ia diorëzum policisë. Unë jam ushtarak, jena të trajnum. Kishte shumë panik. Qytetarët u shpërndanë të gjithë. Unë isha matonë. Sapo doli te berberhonja e rrafi pak fare. Shumë pak. Vetëm mos gjuni tha asigjo tjetër. Pak fare i kena gjujt. Mund të dëmtonte dhe qytetarë tjerë. Ia dhamë policisë thikën. E gjetëm te dora e djalit. Mezor ia hoqëm. I ulërita, i bërtita shumë. U tremb. Unë jam frekuentues i xhamisë. Nuk ka ndodhur asnjë herë tjetër. Hera e parë dhe e kaluam me sukses shyqyr”, tha ai.
(E.H/Faxweb.al)