AktualitetFlashKosovaKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Pak ditë pas sulmeve për “Minishengenin”/ Hashim Thaçi takon Ramën: Biseduam për hapat…

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi janë takuar për herë të parë pas mosdakortësisë së shprehur mes njëri-tjetrit për “Minishengenin Ballkanik”, ndërsa ndodhet në Tiranë pasi mori pjesë në konferencën “Feja si instrument i paqes”, të organizuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të SHBA-së.

Thaçi shkruan në rrjetet sociale se, pjesë e diskutimit mes tyre në këtë takim kanë qenë avancimi i marrëdhënieve dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare.

 “Gjatë qëndrimit në Tiranë takova edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin biseduam për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë”, shkruan Thaçi.

Ndërkohë që vetëm disa ditë më parë, kreu u shtetit është shprehur kundër “Minishengenit Ballkanik”, duke refuzuar edhe ftesën për të marrë pjesë në Samitin e Ohrit e po ashtu, ka thënë se nuk mund të ulet në një tryezë të tillë me Vuçiçin për aq koha se shteti i tij nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Nga ana tjetër, Rama ka shprehur rëndësinë që sipas tij ka pjesmarrja e Kosovës në këtë nismë, duke goditur Thaçin të cilit i ka numëruar të gjitha samitet e Ballkanit Perëndimor ku ka marrë pjesë bashkë me liderë tjerë të Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe ata serbë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *