Presidenti i zgjedhur, Joe Biden ka marrë dozën e dytë të vaksinës së koronavirusit Pfizer-Biontech për të shtuar sigurinë e popullit amerikan në mënyrë që të parandalohet përhapja e pandemisë.
Sipas qeverisë së tij, dozën e dytë e mori në të njëjtin vend si herën e parë, në spitalin Christiana në Neëark, Delaëare. Në komentet e shkurtra për gazetarët, Biden tha se ka besim tek ekipi i tij për rritjen e shkallës së vaksinimit, pasi të marrë detyrën më 20 janar.
Vaksinimi i Presidentit të zgjedhur vjen një javë para se ai të betohet si presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara dhe ndërsa pandemia e koronavirusit vazhdon të godasë Amerikën. Më shumë se 374,500 amerikanë kanë vdekur nga virusi që nga e hëna pasdite, dhe rastet po rriten me shpejtësi në të gjithë vendin.
Biden mori dozën e parë të vaksinës muajin e kaluar drejtpërdrejt në televizionin kombëtar. Presidenti i zgjedhur shprehu besimin e tij në vaksinën dhe inkurajoi amerikanët që të vaksinohen sa më shpejt që doza t’u vihet në dispozicion. (A.M/Faxweb.al)