Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me përfshirjen e Monika Kremadhi në financimet ruse
Rama ka kërkuar verifikimin e atyre letrave të pista sic i cilëson ai dhe se drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde.
Reagimi i Ramës:
Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ofshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë ofshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet…
Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare!